Një turist italian 13-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i diitur, ka ndërruar jetë sot, teksa po udhëtonte bashke me prindërit në një grup prej 30 turistesh italiane nga Saranda ne Korfuz.

Mësohet se deri në momentin që ka qenë në port, 13-vjeçari nuk ka shfaqur shqetësime. Por sapo ka hyrë ne traget nuk është ndier mirë. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe policia që e kanë transportuar në spital, ku fillimisht ka qenë në vdekje klinike e me pas ka ndërruar jetë.