-Një turist gjerman ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një kompleks turistik në Golem.

Viktima është 77 vjeçari gjerman me inicialet O.A. Sipas policisë nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Ai kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.