Pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është shenjë prosperiteti.

Gazeta e përditshme “Hurriyet” ka cituar Erdoganin të ketë thënë:

“91, 000 makina janë shitur në vitin 2000, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar.

Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar.

Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit.”

Kjo pjesë e shkëputur nga fjalimi premtues elektoral i Erdoganit ka shkaktuar një ‘ortek’ reagimesh nëpër rrjete sociale, ndërsa kritikët i janë kundërvënë atij duke u shprehur se për disa dekada pothuajse në çdo shtëpi në Turqi është gjendur një frigorifer.j.j