Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe do të vazhdojë të jetë pjesë e Panathinaikosit edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi bardhjeshil ka arritur arritur marrëveshjen me PAOK-un, për të pasur bashkëpronësinë e kartonit dhe pritet që PAOK t’i paguaj një pjesë të rrogës.

Mediat greke raportojnë se pas paraqitjes mjaft të mirë me fanellën e Panathinaikost sezonin e kaluar, drejtuesit kërkuan që mesfushori të vazhdonte edhe në sezonin e ardhshëm. Dëshira e Kaçes bëri që klubi të arrinte marrëveshjen dhe PAOK pritet të paguaj 200 mijë euro për shqiptarin.