A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J

Kriza ka prekur edhe rrjetin social më të madh në botë, Facebook. Aksionet e Facebook janë ulur ndjeshëm sot, pasi rrjeti i medias sociale paralajmëroi investitorët për ngadalësimin e fitimeve dhe rritjen e shpenzimeve.

Aksionet e rrjetit social ranë sot me 20%, një rënie që përkthehet në 100 miliardë dollarë të humbura në vlerën e tregut të Facebook, shkruan BBC.

Humbjet lidhen me kritikat që ka marrë rrjeti social për privatësinë dhe skandalin politik të zgjedhjeve Amerikane, ku të dhënat e përdoruesve u përdoren për qëllime politike.

Kompania tha se pritet të rrisë shpenzimet me 50% ose më shumë, pasi përpiqet të përmirësojë mënyrën se si monitoron përmbajtjen, ndjek reklamuesit dhe trajton të dhënat e përdoruesit.

Aktualisht Facebook vlerësohet me 629.6 miliardë dollarë. Plot 2.5 miliardë njerëz përdorin familjen e aplikacioneve të Facebook.