Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sërish me shumicë votash për të mos rihapur procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas vendimit të botuar në faqen zyrtare, KPA njofton se dorëheqja e ish-kreut të Akuzës ka qenë konform rregullave.

Institucioni kushtetues ka kundërshtuar edhe njëherë kërkesën e komisionerit publik, Florian Ballhysa i cili nënvizonte se Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes dhe se duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale.

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesi Sokol Çomo, relator i çështjes Luan Daci, gjyqtar Ardian Hajdari, gjyqtare Ina Rama dhe gjyqtare Albana Shtylla.

“Në kundërshtim me sa komisioneri pretendon, për rivlerësimin e aspekteve formale të dorëheqjes, organet e rivlerësimit janë të pajisura me kompetenca hetimore dhe vendimmarrëse Brenda procesit të rivlerësimit, duke përfshirë edhe rastet e dorëheqjes”, thuhet në pikën 76 të vendimit.

Në klauzolën 87, dorëheqja e Llallës vlërsohet:

“Subjekti i rivlerësimit është dorëhequr nga detyra pasi nuk ishte më në funksion dhe nga e drejta për caktimin në nivel apeli, sipas nenit G, pika 1 dhe 2 të Aneksit të Kushtetutës, prandaj Kolegji i Apelimit çmoi të konfirmojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të këtij subjekti, sikurse Komisioni ka vendosur duke ushtruar autoritetin dhe juridiksionin kushtetues dhe për këtë sanksionim”, shkruhet ndët të tjera në vendim.

Ndërkohë, nga ana tjetër pakica e komisionit e përbërë nga kryesuesi Çomo dhe gjyqtarja Shtylla, mendon se Llalla duhet t’i nënshtrohet procesit.

Në dritaren “Mendimi i pakicës”, ata rendisin 28 klauzola ku shpjegojnë se pse ish prokurori i përgjithshëm që ushtroi detyrën për gjashtë vite duhet t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, raporton “TemA”.

Më poshtë gjeni të listuara disa prej pikave konkrete:

Vettingu ndaj ish kryeprokurorit Llalla u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në sistemin e drejtësisë që po reformohet.

Ndërkohë, ndaj tij janë edhe një sërë proceses të hapura nga drejtësia, ku kujtojmë hetimet e nisura për të paktën 4 vepra penale:

“Shpërdorim të detyrës”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Llalla konsiderohet si një nga “peshqit” më të mëdhenj të drejtësisë, ku drejtësia herët apo vonë do të marrë vendime për punën e tij si kryeprokuror i Shqipërisë për gjashtë vjet.

Për më tepër lexoni faksimilen e vendimit të plotë duke klikuar (këtu).j.j