Këngëtarja e njohur e hitit “New rules”, Dua Lipa, është një prej femrave më të njohura e më të komentuara të showbizit jo vetëm shqiptar, por edhe atij të huaj. Ajo ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram, ku qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj.

Së fundmi, Dua ka publikuar në Instastory një foto që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në foto shfaqet këmba e një mashkulli, i cili kishte bërë tatuazh portretin e këngëtares në kofshën e tij.

Dua e ka postuar foton në profilin e saj, duke vendosur shumë zemra krah postimit për fansin e çmendur pas saj.