Në 21 qershor 1936 u kurorëzua në martese lidhja e Nebil Çika ( i vjetri ) me Elsa Martinelli shqiptare e Italisë (Arbëreshe) .

Çifti shumë i njohur në Tiranën e asaj kohe, pasi pati një bashkëjetesë te shkurtër dhe një fund tragjik .

Nebili, gazetar, botues e shkrimtar i shquar, u rrëmbye në shtëpinë e tij në Tiranë nga bandat komuniste në nëntor të vitit 1944 dhe u pushkatua pa gjyq me shumë intelektuale të tjerë në bodrumin e Hotel Bristol në Tiranë.

Elsa (shtetase italiane ) u arrestua dhe u mbajt në burg deri në vitin 1946 ku u riatdhesua në Itali me ndërhyrjen e fortë të shtetit italian.