Bashkia e Fierit në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Shqipëri, do të investojnë për të rindërtuar urën mbi kalimin e degës së Martinës në fshatin Ferras.

Ambasada e Çekisë në Shqipëri do të mbështesë Bashkinë e Fierit në rindërtimin e urës mbi kanalin e degës së Martinës në Ferras (njësia Administrative Levan), me një vlerë prej 50 mijë eurosh, projekt që pritet të evitojë përmbytjet në këtë zonë.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva në prill të këtij viti nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për rindërtimin e kësaj ure.

“Ura ka qenë një nga shkaktaret e përmbytjeve në Ferras dy vitet e fundit. Si pasojë e reshjeve dhe e vërshimit të lumit Vjosë, ura mbi kanalin e Martinës duke qenë e ngushtë pengonte në shkarkimin e ujërave duke shkaktuar përmbytje në zonë.

Investimi për rindërtimin euros së Ferrasit në bashkinë Fier do ti jap fund përmbytjeve në këtë zonë”, bënë me dije bashkia e Fierit. /Ata