Çifti fitues i Big Brother 9 ishte në fokusin e të gjithëve pas lajmit të shtatzënisë së Fotinisë.

Ditën e djeshme Danjeli dhe Fotini, postuan një foto në profilin e tyre të përbashkët në Instagram ku lanë të kuptohej se po prisnin një fëmijë pasi të dy mbanin me duar barkun e Fotinisë.
Pas atij lajmi, ata e kanë të qartë që të gjithë duan të dinë më shumë, gjininë, emrin, por edhe informacione më të vogla rreth kësaj faze të re. Për gjininë dhe emrin ndoshta është ende shpejt, por për të tjerat Fotini ka vendosur të tregojë…

Ajo me ç’kuptohet nga postimi ka shumë uri gjatë këtyre ditëve. Publikimi i ri në faqen e çiftit fitues të BB i kushtohet pikërisht urisë së saj prej gruaje shtatzënë.

Ka postuar një eko, por që nuk është ajo e fëmijës së tyre, por një figurë me humor ku shfaqet një hamburger dhe shkruhet “Është një burger”.

Tani ndoshta nuk dihet nëse fëmija është djalë apo vajzë, por e sigurt është që Fotinia po ha shumë… Megjithatë mos guxoni t’ia thoni këtë!

“Nëse dikush më thotë që ha shumë, e ha edhe personin që ma thotë”, shkruan Fotini përbri fotos.