Florjana Garo: U shokova nga mesazhi në FB, ja çfarë më shkruajtën (Video)

0

Ditët e fundit Florjana Garo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ftesës që asaj iu bë për të qenë deputete e PD në Tiranë. Por mbrëmë e ftuar te Blendi Fevziu në Opinion, ajo ka treguar një nga mesazhet më shokuese që i kishte ardhur ndonjëherë në Facebook.

Moderatorja e “Jo vetëm Modë” e ka treguar këtë mesazh publikisht për të përshkruar ndikimin që rrjetet sociale kanë të njeriu.

“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU