Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje vogelusheje dhe nje tjeter personi ka ndodhur mengjesin e sotem ne Tirane. Nderkohe motra e te mitures 6 vjec po lufton per jeten ne spital.

Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës Rasim Madani tha per Ora News se:


“Nëna dhe vajza e mitur jashte rrezikut për jetën. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjëndja shëndetesore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri”.

Njoftimi paraprak i policise 

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.