Festimet në Paris për fitoren e Francës kundër Belgjikës në gjysmëfinalen e Botërorit “Rusi 2018” dolën jashtë kontrollit.

Turma në Champs Elysee u përlesh me policinë, duke i goditur me gurë e sende të forta.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërkohë që u shkatërruan makina civilësh e të policisë.

Një nga dëshmitarët tha se kishte plot nga turma që përpiqeshin t’u vinin zjarre koshave të plehrave e të bllokonin rrugën.

“Policia u përmbajt sa mundi”, shton ai, “por teksa turma po dilte gjithnjë e më shumë jashtë kontrolli, agjentët ndërhynë për t’i shpërndarë”.