Këngëtarja e njohur Greta Koçi mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj të shumtë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Madje Greta i falënderon fansat e saj që e ndjekin në çdo aktivitet që ajo bën. Në mesin e fansave të saj, këngëtarja ka zbuluar edhe sozinë e saj. Ajo është një vajzë e quajtur Ilda dhe që i ka tiparet si Greta Koçi.

“Që më ngjan s’ka dyshim, po dhe ma kalon”, ka shkruar Greta sipër fotos ku shfaqet edhe imazhi i fanses së saj.

Në fakt dy vajzat kanë një ngjashmëri të madhe, pasi edhe fansat e tjerë e kanë të vështirë që t’i dallojnë.