Çdokush nga ne ka bërë parashikimet e tij në lidhje me Botërorin.

Shumë mund të kenë mbetur të surprizuar dhe shumë të tjerë jo. Lojtari i Belgjikës, Eden Hazard, e kishte bërë parashikimin e tij që më 12 qershor.

Belgu duket se i ka rënë në kokë deri tani përveçse vendosjes së Argjentinës në gjysmëfinale si dhe besimin te Gjermania e Polonia.

Megjithatë ai ka arritur të parashikojë rrugën e ekipit të tyre dhe triumfin ndaj Brazilit.

Ylli i Chelseat ka nxjerrë në finale Belgjikën me Anglinë dhe në fund ka nxjerrë ekipin e tij fitimtar.