Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë këtë javë në dy lagje të ndryshme të kryeqytetit për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve. Nga sinjalizimi i marrë për humbje uji në rrugën e “Durrësit”, grupet e terrenit ndërhynë menjëherë për ta eliminuar. Tashmë banorët e rrugës së “Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit do të kenë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

Ndërkohë, një tjetër investim është dhe ai për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në rrugën “Nikollë Kaçorri” në kryeqytet, si dhe u bë ndërprerja e linjës së vjetër që furnizonte banorët e zonës. Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.j.j