Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri mitraloz me 100 fishekë. Mësohet se Shkëlqim Kuçi, banues në fshatin Morinë, e kishte fshehur armën në çatinë e banesës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlqim Kuçi, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraoz, si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet proceduriale në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.j.j