Ilirjan Blloshmi ka përcjellë një moment mjaft komik të shkaktuar nga deputeti i “mençur” i demokratëve Flamur Noka.

Blloshmi ka shpërndarë fotografinë ku është fokusuar ligjvënësi i djathtë në momente pushimi.

Duke shkuar tek makina e tij, Noka ka zgjedhur që mos e hapë çadrën por ta vendosë atë mbi kokë të pahapur, duke treguar se ka harruar se si hapet ajo kur bie shi.

“Ku bie shi e ti nuk lexon dot sesi perdoret cadra.

Flamur Noka duke ecur ne shi me cader, per here te pare pas 28 vitesh”, ironizon Blloshmi mbi fotografi.

Noka njihet për skandale të tilla, ku herën e fundit është kapur duke urinuar para Parlamentit.