Shefat e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot në samitin dyditor në Bruksel.

Pas përfundimit të Samitit të Londrës, shefi i qeverisë Shqiptare, Edi Rama dhe Ministri për Europën dhe Punët  e Jashtme Ditmir Bushati janë nisur menjëherë drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë Samit.

Përmes një fotoje të publikuar në faqen zyrtare te Qeverisë Shqiptare, Rama dhe Bushati shihen tek udhetojnë me tren drejt Brukselit, diçka jo fortë e zakontë në një kohë kur liderët e shteteve janë duke udhëtuar me chartera personal.

“Rrugës për Samitin e NATO-s në Bruksel, pas një dite produktive në Samitin e Londrës”-shkruhet në foton e publikuar.

Kryeministri Rama ka publikuar gjithashtu një video në insta-story duke shkruar krahas saj itenerarin dhe kohën e nisjes nga Londra drej Brukselit.

“LONDËR-BRUKSEL
8:39
#RRUGËSPËRNËSAMITINENATOS”

Në agjendën e samitit do të jetë forcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmi dhe bashkëpunimi më i fortë me Bashkësinë Evropiane./LEXO.AL