Pushuesit britanikë janë evakuuar nga një hotel me pesë yje në Algarve në Portugali, pasi një zjarr i madh dhe i rrezikshëm kishte shkuar shumë pranë vendpushimit.

Qindra turistëve u ishte kërkuar që të largoheshin nga  Macdonald Monchique Resort & Spa në Monchique, rreth 20 kilometra në veri të Portimaos, pak pas mesnatës.

 

 

Stafi, i cili konfirmoi se shumica e mysafirëve ishin britanikë, thanë se ata ishin urdhëruar të evakuoheshin pasi zjarri i pyllit kishte shkuar shumë pranë hotelit dhe flakët e madha shikoheshin me sy të lirë nga dritaret.

Zjarri në Monchique shpërtheu në një pyll në një zonë të quajtur Perna da Negra, pasi temperaturat e larta arrinin deri në 46 gradë.

Zyrtarët kanë dërguar 810 zjarrfikës, 226 automjete dhe nëntë aeroplanë në zonë në  përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Gjithsej kanë mbetur të plagosur 24 persona, të cilët janë  transportuar në spital në Lisbonë, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.