Fotot/ BMW prezanton konceptin e jashtëzakonshëm

0

Gjiganti gjerman BMW sapo ka prezantuar konceptin për interierin e automobilave vetëvozitës në panairin CES që po mbahet në Las Vegas.

Koncepti, nën kodin “BMWi Inside Future”, tregon si e sheh BMW-ja të ardhmen me automobilat autonomë. Koncepti ka një pamje të jashtëzakonshme me një ekran të madh të ndjeshëm në prekje.

Interieri po ashtu përfshin një timon që paloset kur niset vozitja autonome. Ekziston edhe hapësirë e madhe për pushim në automobil. Koncepti madje ka edhe një raft librash.

“Nuk është vetëm për vozitje, por edhe për eksperiencë. Çdo ulëse në këtë automobil do të jetë më e mira ulëse”, ka thënë Klaus Frohlich, anëtar i bordit menaxhues të BMW-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU