Duket se kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur dalëngadalë të pregatitet për pushimet verore duke lënë disi impenjimet politike.

Lideri i opozitës është shfaqur mbrëmjen e djeshme krah kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu dhe djalit të Fahri Balliut, Klevis Balliu për t’u argëtuar në kalçeto.

Ai thotë se ndoqi të rinjtë e FRPD-së teksa luanin.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD✌” nënvizon Basha.