Për herë të parë pas 38 vitesh është çelur varri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut pasi po punohet për restaurimin e vendit/objektit të kultit ku ai është varrosur në Lezhë.

Themelet e Katedrales mesjetare të Shën Kollit mendohet prej vitesh se janë vendi ku prehen eshtrat e heroit kombëtar, ndonëse, sipas kronikave të kohës (kujtoj Barletin), pas vdekjes së tij dhe me rënien e Lezhës, turqit e zhvarrosën Skënderbeun dhe me eshtrat e tij bënë hajmali fatsjellëse.

Dyshemeja e Katedrales është kthyer në një objekt eksplorimi në sajë të dokumenteve që ruhen në A. M. H., Lezhë. Duke kryer këtë eksplorim, një objekt i mistershëm, funksioni dhe roli i të cilit nuk është identifikuar akoma, është zbuluar. E çuditshme është se si, ndonëse për herë të fundit dyshemeja është hapur para 38 vitesh, ky objekt nuk është zbuluar.