Gareth Southgate bëri gjithë britanikët të ëndërrojnë, se mund të fitonin sërish Botërorin, pas një mungese të gjatë, që nga 1966-a e largët.

Shprehja “it’s coming home” e shkruajtur në jelekun e tij u bë e famshme dhe britanikët filluan të besonin seriozisht se Kupa e Botës mund të kthehet sërish në Britani.

Dhe ëndrra për pak u bë realitet.

Ëndërr që u thye në mes nga Mario Mandzukiç.

Pavarësisht kësaj, Southgate ka fituar zemrat e britanikëve, pasi pavarësisht skepticizimit, arriti të krijonte një ekip solid, edhe pse me lojtarë shumë të rinj në moshë.

Ndaj, e ardhmja e Anglisë duket premtuese.

Fotot e tij i vetëm duke u ngushëlluar nga gruaja dhe dy fëmijët e tij, vajza 19 vjeç dhe djali 16 vjeç, kanë prekur edhe më shumë zemrat e britanikëve.