Fotot/ Shirat shkaktojnë dëme të mëdha në Divjakë

0

Mbrëmjen e së shtunës gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi që kanë vijuar deri në orët e para të së dielës.

Në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Ndërkohë për shkak të motit të keq, zona e Divjakës nuk furnizohet me energji elektrike.

Siç  e shikoni nga fotot, dëmet gjatë natës kanë qenë të shumta. Era e fortë ka rrëzuar disa shtylla e pemë, duke shkaktuar dëmtime në rrjet. OSHEE deklaron se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

oshee 3

oshee 4

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU