Letërnjoftim i vitit 1925, i lëshuar me një afat të pakufizuar “përgjithmonë” nga Ministria e P. Brendshme të Republikës Shqiptare ( duket qartë korrigjimi nga Shteti Shqyptar në Republikë Shqyptare) , por ajo që bie në sy është fakti se kapaku, stema zyrtare dhe formulimi apo formati, ishte akoma ai i kohës së Princ Vidit.

Në rastin konkret bëhet fjalë për Kostandin Danilin, i cili në kohën e Monarkisë, pra disa vite pasi ishte pajisur me këtë letërnjoftim, kishte vendosur një foto të vulosur tashmë nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë së Durrësit.

Nga vëzhgimi i dokumenteve të tjera të ngjashme të kohës, na rezulton se fotot nisën të vendoseshin nëpër dokumente me shumë gjasa më vonë se viti 1925, kështu që kjo është edhe arsyeja se pse mbi foton e Danilit shihet logo e Mbretërisë dhe jo e Republikës.

Në vitet e mëvonshme Monarkia ndërmori një reformë administrative e dokumentare, e pas vitit 1933 shihen dokumenta më cilësore e të unifikuara. 

A.Plaka