Sekretarja franceze e Shtetit për Tranzicionin ekologjik dhe solidar, Brune Poirson njoftoi sot nisjen e një misioni për identifikimin e produkteve kimike, me të dëmshme për barrierat koralore, për të mbrojtur këto ekosisteme të brishta.

”Franca ka një përgjegjësi dhe kujdes të veçante për mbrojtjen e oqeaneve dhe barrierës koralore”, specifikoi ajo gjatë një komunikate për shtyp, duke rikujtuar se 11 nga 13 territoret jashtë (DROM) që përfshin Guadelupen, Guajanën, Martinik, Majot dhe Reunion të Francës zona të përshtashme për jetesën e barrierës koralore.

Agjencia kombëtare për sigurinë ushqimore dhe të mjedisit (Anses) ka përgjegjësinë për të identifikuar produktet më të dëmshme dhe të propozojë masat rregjullatore përkatëse.

Bëhet fjalë për substanca kimike që mund të jetë të pranishme për shembull tek produktet e pastrimit, produktet kozmetike apo dhe kremrat me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit./ATA