Qeveria është e angazhuar për të mbyllur zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës deri në fundin e vjeshtës së ardhshme.

Kështu siguroi sot, kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projekteve për qarkun e Durrësit. “Kjo zonë ka qenë e tillë dhe më parë, por ka qenë në një territor shumë larg vendeve të banuara. Sot është e rrethuar me zona të banuara, sepse Durrësi është zgjeruar”, tha Rama.

Kryeministri premtoi se “skena e këtij ‘apokalipsi’ do të mbyllet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për t’u kthyer në një park, ndërsa mbetjet do të trajtohen në Tiranë.

“Impianti që do të trajtojë mbetjet ka një farë kostoje, por më e rëndësishmja është kostoja që krijohet në mjedis”, tha Rama.