Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Fushë-Mamurras. Një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri, Agron Zira, 40-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit.

Po gjatë ditë së sotme rreth 200 m pranë vendit të aksidentit të mësipërm, ka ndodhur një tjetër aksident, ku janë përplasur dy makina, por fatmirësisht ka vetëm të dëmtuar lehtë. Mësohet se 2 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit.j.j