Garë e çmendur Range Rover me Audi-n, por ndodh e tmerrshmja (Video)

0

Një garë e çmendur me një shpejtësi të lartë është bërë në një rrugë me dëborë në Siberi, e cila është kapur nga një kamer në makinë.

Pamjet tregojnë një garë në një rrugë të mbuluar nga dëbora në Siberi, Rusi, ku humbën jetën dy persona, pasi automjeti i tyre Range Rover doli nga rruga dhe u përplas me një linjë të energjisë pas shpejtësisë 165 km/h.

Ky aksident ka ndodhur më 7 janar në qytetin e Tyumen, ku drejtuesit e një Range Rover dhe Audi vendosën të organizonin një garë në një rrugë ku duhet të ecësh me shpejtësinë më minimale.

Dy makina luksoze kaluan semaforin, por më pas Audi, i cili ishte i pajisur me kamera kaloi para, por papritur shoferi i Range Rover me një shpejtësi 165km/h doli para dhe ndryshoi korsi dhe për shkak të akullit humbi kontrollin.

Shoferi 37-vjeçar që ndodhej në timon vdiq, për fat të keq humbi jetën edhe gruaja e tij 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ndërsa lanë jetim tre fëmijë të tjerë, të cilët nuk ndodheshin me ta kur ndodhi aksidenti./JOQ/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU