Shqipëria ka zbuluar sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

Bëhet fjalë për gërmimet që po bëhen për gazsjellësin e TAP në Shqipëri, ku edhe janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike që kanë punësuar rreth 100 arkeologë të rinj.

Sitin e ka vizituar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe menaxheri i TAP Michele Elia.

Në të gjitha sitet e hapura që realizohen në bashkëpunim me arkeologët, jo vetëm gërmimet kanë qenë interesante, por ka qenë një treg pune shumë i rëndësishëm për punonjësit e trashëgimisë kulturore. Kemi mbi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë të punësuar, që tregon se potenciali I zhvillimit industrial sjell dhe potencial te zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore.

Mirela Kumbaro

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari dhe nga gërmimi janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, materiale të cilat janë në proces studimi.