Në turin llogaridhënës në Korçë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te pagat dhe pensionet në vend. Sipas tij, për rritjen e tyre nevojitet një gjallërim i zinxhirit të ekonomisë, pasi nuk mund të merret borxh për rritjen e tyre.

“Pagat janë ende shumë të ulëta, por nuk mund të rriten se kemi dëshirë. Pagat janë të ulëta në të gjithë rajonin. Por nuk mund ti rrisim ato duke marrë borxh. Ne kishim një kryeministër që luante bixhoz elektoral me paratë e popullit”.

Për gjallërimin e zinxhirit të ekonomisë, Rama tha se po kryhen një sërë investimesh dhe se janë hapur një sërë kantieresh.

“Ne nisëm rrugën e Arberit. Janë disa kantiere që do të hapen. Janë 1.4 miliard lekë që ne do t’i injektojmë në ekonomi që do të sjellin gjallërim të zinxhirit të ekonomisë dhe mundësi për pune”, u shpreh kreu i Ekzekutivit.