Nëse prej vitesh keni hequr qimet pubike me brisk, atëherë këto të fundit janë ashpërsuar, rriten disa rrënjë njëherësh dhe ngjyra është e errët.

Megjithatë nëse filloni t’i depiloni me dyll, qimet rriten më të buta e dalin më rrallë.

Ndoshta duhet të filloni që këtë verë, por së pari duhet të dini këto gjëra:

Qimet duhet të jenë të pakta 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli.

Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme.

Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të hapen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë.

Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten.

Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet.

E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende.