Gjermania, Italia dhe Austria parashikojnë të bashkëpunojnë më ngushtë për përmirësimin e situatës aktuale të imigracionit në Bashkimin Evropian, theksuan ministrat e Brendshëm të tre vendeve.

“Objektivi ynë është të ndryshojmë Europën”, deklaroi Matteo Salvini pas bisedimeve me gjermanin, Horst Seehofer dhe austriakun, Herbert Kickl të Austrisë në kuadër të një takimi të ministrave të Brendshëm të BE në Austri.

“Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së është prioritet dhe duhet të japim mbështetje që imigrantët të mos udhëtojnë në Europë. Duhet të mbështesim gjithashtu operacionet e shpëtimit në det në Libi dhe në Mesdhe”, deklaroi Salvini.