Gjiknuri: Temperaturat e ulëta, test për investimet në rrjet të OSHEE-së

0

Rritja e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të ulëta ka qënë një test për investimet në rrjet të OSHEE, ka thënë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Ai ka inspektuar bashkë me administratorin e OSHEE-së, Ardian Çela investimet që po kryhen për zgjerimin e nënstacionit të Selitës.

“Ndërprerjet kanë qenë shumë më të pakta ndërsa koha e riparimit të tyre më e shpejtë çka tregon se sistemi ka qenë në gadishmëri të plotë dhe investimet kanë dhënë efektin e tyre. Siguroj shqiptarët se pavarësisht se do kemi probleme me motin në ditët në vijim, OSHEE do të jetë në gadishmëri për tër riparuar defektet në kohë shumë të shkurtër dhe kjo po konfirmohet jo vetëm nga të zgjedhurit vendor por dhe qytetarët që e bëjnë vet diferencën”, u shpreh Gjiknuri duke sqaruar se pavarësisht të metave që ka ende sistemi nuk duhet harruar se deri para tre vitesh sektori po “vdiste” nga “tumori” që e kishte përfshirë.

Me këtë investim prej 6 milionë euro përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për disa zona të Tiranës, në Unazën e Madhe, rruga “Teodor Keko”, ish fusha e Aviacionit, Pallatet Hauai, Laprakë etj.

Vendosja e 6 fiderave të rinj do të mund të krijojnë unazën për të menaxhuar më mirë ngarkesat, sidomos në zona problematike si Misto Mame dhe Yzberishti.

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela tha se në këtë nënstacion nuk ishte kryer investim që në vitin 1956.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU