Prej disa javësh Milano, kryeqendra ekonomike e Italisë po përjeton një valë ekstreme të nxehti me temperatura që tejkalojnë edhe 35 gradë Celsius. Megjithatë në mënyrë absolute për shoferët e taksive nuk ka tolerime për veshje më të lehta si pantallona të shkurtra, rreth njëzet prej tyre janë bërë tashmë objekt i gjobave.

Kjo është një rregullore rajonale e miratuar në 2016 që e ndalon një gjë të tillë. Për shoferët e taksive, asnjë tolerim për të veshur kanatjere, pantallona të shkurtra, shapka apo veshje sportive.

Që prej fillimit të të nxehtit ekstrem, policia bashkiake ka vënë tashmë njëzet gjoba, sipas agjencisë italiane AGI.

Gjoba është e kripur, 110 euro për çdo shkelje, plus një tjetër paralajmërim përfundon në komisionin disiplinor duke rrezikuar pezullim të përkohshëm nga puna. Përveç të tjerash, Milano, kryeqendra e modës kërkon të ruajë standartin edhe tek shoferët e taksive.