Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka thënë se t`i japësh Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara, pa marrë asgjë Serbia është njësoj si Serbia ta njihte Pavarësisnë e Kosovës dhe të lihet përherë veriu.

Kësisoj ai është përgjigjur ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviç në intervistë për të përjavshmen ‘Vreme’.

“Është një ide shumë e keqe,” vlerësoi Gjuriq pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e Pavarësisë.