Çdo gjë është gati për gjysmëfinalen e parë të Botërorit kun ë orën 20:00 në Shën Petërburg do të përballen Franca dhe Belgjika që janë në kërrim të biletës për finale e madhe. Transalpinët e Deschamps do të mbështeten tek Mbappe ,Griezmann e Giroud ndërsa “djajtë e kuq” duan të shfrytëzojnë momentin e mirë të Hazrd De Bruyne dhe Lukaku.Arbitër do jetë uruguaiani Andres Cunha.

Tashmë jemi në momentin final ku katër skuadrat do përballen për të shpallur fituesen e Kupës së Botës dhe siparin e gjysmëfinaleve e çel Francë-Belgjikë. Franca vjen pas katër fitoreve në 5 ndeshje deri tani në rrugëtimin e saj ndërsa Belgjika në 5 takime njeh vetëm fitore. Sa i përket formacineve Deschamps do të luajë me skemën e zakonshme 4-2-3-1 me Lloris në portë dhe në mbrojtje Pavard, Varane, Umtiti dhe Lucas ndërsa Pogba e Kante luajnë si një digë në mesfushë.

Dhe më pas kemi Mbappe,Griezmann,Matuidi në mbështetje të Giroud. Belgjika eliminoi Brazilin por trajneri Didier Deschamps nuk i ka frikë “djajtë e kuq” dhe në konferencë sqaron :” Jemi përgatitur për çdo situatë të mundshme pavarësisht se si do luajnë ata. Ne kemi bllokuar Leo Messin në 1/8 i cili kur luajti ndaj nesh nuk u duk fare” e mbyll tekniku i “gjelave”. Nga ana tjetër tek Belgjika trajneri Martinez do luajë me skemën 3-4-2-1 me Courtois në portë dhe në mbrojtje me tre lojtarë Alderweireld, Kompany dhe Vertonghen.

Në Mesfushë do jenë Chadli, Fellaini, Witsel dhe Carrasco ndërsa De Bruyne dhe Hazard luajnë pas shpinës së Lukakut. “Kemi një mundësi unike dhe duam ta shfrytëzojmë. Gjatë dy viteve të fundit kemi punuar fortë për tu bërë më të zotë në nivel ndërkombëtar dhe për të arritur deri këtu. Duam të bëjmë krenar futbollin Belg dhe në këtë pikë që jemi them se mund t’ia dalim” kjo ka qënë deklarata e trajnerit Roberto Martinez. Nga dueli Francë-Belgjikë do dalë edhe finalistja e parë e “Rusi 2018”.