Nje greve 24 oreshe e piloteve te Ryanair sjell kaos total ne fluturimet e planifikuara. BBC raporton se greva e planifikuar per te shtunen do te preke pesë shtete të mëdha europiane.

Greven e kane njoftuar stafi ne Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë. Nga nje llogari e pare numerohen me shume se 400 fluturime qe prite te anulohen dhe rreth 50 mije pasagjere qe do te preken.

Kompania ka njoftuar se 85 % e fluturimeve do të kryhen normalisht dhe pjesës tjetër do t’u ofrohen opsione zgjedhjeje në mënyrë tranzitore.

Linja ajrore irlandeze operon me çmimet më të ulta në Europë, ndërsa para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, njohu për herë të parë pas 30 vitesh, sindikatat e punonjësve.