Orë të vështira për kampionin olimpik dhe familjen e tij, Pirro Dhima. Është ndarë sot nga jeta, Anastasia, gruaja e Pirro Dhimës, katër herë kampion olimpik i peshëngritjes.

Për vite me radhë Anastasia luftoi me sëmundjen e kancerit për ta humbur përfundimisht luftën me të ditën e sotme. Këtë e ka bërë publike Federata greke e Peshëngritjes. Fituesi olimpik, i cili i ka dhënë tre medalje ari dhe një argjendi Greqisë, në një intervistë për gazetën greke Newsbomb.gr pak kohë para humbjes së bashkëshortes ka treguar për luftën që bënte gruaja e tij, Anastasia, me kancerin.

Ndërsa kur u pyet se përse ai e braktisi politikën, Pirro Dhima u përgjigj: “Unë nuk e lë. Unë thjesht nuk kam votuar. Pastaj krahas zgjedhjeve kam pasur edhe problemin e Anastasias. Unë nuk u largova nga politika, sepse nuk më pëlqeu apo pashë keq, por për arsye personale. Unë nuk mund të largohesha nga Anastasia dhe nga fëmijët. Familja ime është mbi të gjitha. Gruaja ime, fëmijët e mi, Eleni 21-vjeçare në Çikago, Viktori 18-vjeçar studion në një universitet amerikan Yale për shkenca politike, Maria 16 vjeç dhe Nicolas 7 vjeç. Maria shkon çdo ditë tek Shën Kozmai dhe lutet. Unë dua që fëmijët e mi të bëjnë atë që unë nuk kam aftësinë për të bërë. Qaj kur i shoh ata duke u larguar. Këto janë medaljet më të mira. Pastaj vjen karriera”.j.j