Plagosja e çiftit që po ktheheshin nga Greqia është bërë shkak i ndërprerjes së ndeshjes në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë ulje pranë stadiumit, si vendi më i përshtatshëm, pasi për 31-vjeçarin Samir ishte i domosdoshëm transportimi në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia ka ndërprerë lojën derisa helikopteri është nisur në drejtim të Tiranës. Më pas ndeshja vijoi normalisht. /G.Gj/Lexo.al/