Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka zhvilluar një takim me Komisionerin Johannes Hahn gjatë një konference të organizuar nga FMN.  Ky takim pasqyrohet në profilin e Facebookut të deputetit Ervin Bushati.  Bushati i ka rikonfirmuar dëshirën e shqiptarëve për integrim në BE. Hann ka shprehur mbështetjen e tij për interimin e Shqipërisë në BE, madje ka dhënë për herë të parë datën e integrimit duke u shprehur se viti 2025 do jetë koha kur Ballkani do jetë pjesë e BE.

Statusi:

SHQIPËRIA NË BE ME PUNËN E SAJ.
Lajm i mirë: Komisioneri Johannes Hann edhe njëherë tregon mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.
“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Europë”- është shprehur Hann.
Komisioneri Johannes Hahn, nga vendlindja e tij, është krenar dhe pershēndet faktin që Austria nga data 1 Korrik 2018 merr rradhen e Presidencës EU: “pasi vendi i tij ka një mirekuptim dhe ndergjegje më të thellë me Ballkanin, si pjesë e Europës”.

Unë në fjalën time përshëndetëse i rikonfirmova Komisionerit Hahn “Dëshirën e madhe që kanë me shume se 95% e shqiptareve per te pare sa me shpejt vendin e tyre ne Europe. Procesi Juaj real ne procesin bashkepunimit dhe angazhimit konstant te Europes, per te mbajtur Deren e Hapur per vendet e Ballkanit, eshte më frytdhenes sesa politika absurde e te mbajturit deres mbyllur: me shpresen ireale se aty jashte dhe në të ftohte mund te rritet vetë nje flutur ashtu si ne metamorfoze! Ky lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët na jep vetëm kurajo për të vijuar me tej me reformat dhe për të bërë sa më shumë punë. Falenderime Ju personalisht për punën Tuaj te palodhur dhe optikën e qartë për Ballkanin”. Gjithashtu me respekt kërkova se si ai, si mbeshtetes i flakte i zgjerimit, të ndikojë sa me shume dhe ne vendet e vecanta anetare te BE.

Mbështetjen e tij komisioneri Hann e ritheksoi edhe njëherë mbeshtetetjen gjatë një konference në Vjenë organizuar nga FMN dhe JVI (Instituti i Përbashkët i Vjenës), ku te pranishëm jane deputetet socialist Ervin Bushati dhe Evis Kushi.
Sot që ishte dhe dita e parë e kësaj konference, fokusi ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, strategjia e tyre drejt BE-së, ku ndër të tjera ne morëm edhe njëherë qëndrimin pozitiv dhe sigurinë që Shqipëria tashmë është më afër se kurrë drejt ëndrrës europiane, si dhe një notë pozitive më shumë për vendimin që pritet të merret në fund të qershorit.

Kjo konferencë e cila do të zgjasë tre ditë do të trajtojë temat më të rëndësishme të politikës sot. Përveç sfidave të vendeve të Ballkanit perëndimor, në dy sesionet e tjera pritet të diskutohet për opsionet e politikave në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format e saj, zhvillimet në ekonominë globale dhe atë evropiane si dhe sfidat më të ngutshme të politikës sot.

Të pranishëm në këtë aktivitet janë pjesëmarrës të vendeve të Ballkanit Perëndimor: ku Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputete, si dhe anëtarë të parlamentve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.Lexo.al