Homazhet për Nikoll Vatnikajn, Demiraj: Humbëm një oficer profesionist

0
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj mori pjesë në ceremoninë përcjelljes të Kryekomisarit Nikoll Vatnikaj, në Pallatin e Kongreseve, ku vuri një kurorë me lule. Ministri Demiraj vlerësoi kontributin 30 vjeçar të Kryekomisar Vatnikaj në strukturat e Policisë Shtetit.

“Ngushëllime Organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me karrierë të gjatë policore,” u shpreh Ministri.

Kryekomisar Vatnikaj ka një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef komisariati në Lezhë, Berat e në rrethe të tjera, si dhe në detyra të tjera ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU