Në ndeshjen Rusi-Kroaci mediat ndërkombëtre qarkulluan disa foto të futbollistëve rusë ku teksa përgatiteshin për të dalë në fushë kishin vendosur pambuk nën hundë gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke dyshuar se ata përdornin dopping.

Trajneri i Rusisë, Çerçesov ka treguar që lojtarët para ndeshjes thithnin amoniak. Amoniaku nuk është një substancë e ndaluar nga Agjencia ndërkombëtare e Antidopingut.

Ai ndihmon në përmirësimin e frymëmëarrjes dhe qarkullimin e oksigjenit në gjak. Mjeku kombëtar Eduard Bezuglov ka mohuar që amoniaku të jetë doping dhe është shprehur që është i zakonshëm për sportistët.

“Përdorimi i amoniakut është i zakonshëm për mijëra sportistë, është diçka që është bërë për dekada”- ka thënë ai. Gjatë ndeshjeve amoniaku ndihmon për të përballuar lodhjen fizike .