Policia e Lituanisë ka arrestuar bosin e drogës i cili ka jetuar një jetë “fantazmë” për shtatë vitet e fundit. Britaniku James Mulvey ndryshe i njohur i “pakapshmi” është arrestuar në një hotel, duke përdorur një emër të rremë.

42-vjeçari, me origjinë nga Solihull në Birmingham, jetoi një jetë luksoze me makina sportive dhe ora të modës së fundit, ndërsa jetonte në arrati dhe derisa fitonte rreth £ 75,000 në javë. Kurse, tabloidi britanik “The sun”, ka publikuar momentin e arrestimit të James Mulvey i cili nga droga ka fituar 40 milionë £.