Deri më sot shikonim që dikush na bënte kërkesë për të na ndjekur dhe zgjidhnim thjesht ta pranonim ose jo. Më pas nëse e pranojmë dhe duam ta heqim sërish, opsioni i vetëm ishte ‘block’. Por gjithçka ka ndryshuar me opsionin e ri në Instagram.

Sipas The Verge, Instagram do të përfshijë një rubrikë që i lejon përdoruesit të zgjedhin kush i ndjek e kush jo. Domethënë mund të bësh dikë të të mos ndjekë, duke klikuar tre pikat përbri emrit dhe duke zgjedhur Remove.

Nuk jeni të detyruar të bllokoni dikë dhe personi tjetër nuk njoftohet e nuk e kupton veprimin e ndërmarrë. Rubrika po testohet momentalisht dhe pritet që së shpejti të jetë e përdorshme nga çdokush.j.j