Rritja pozitive ekonomike në 2017 duket se ka prodhuar vende të reja pune, çka për rrjedhojë ka bërë që shifra e punësimit të arrijë në nivele rekord. Këtë shpjegim jep drejtorja e Institutit të Statistikave Delinda Ibrahimaj gjatë një interviste për Vizon Plus, rënies së nivelit të papunësie në 3 mujorin e parë. Ibrahimaj thotë se shifra e të punësuarve në këtë periudhë arriti në një milionë e 226 mijë, ku dominon punësimi në sektorin privat.

 “Ecuria e tregut të punës tregon për nëj ecuri pozitive ekonomike e cila ka vazhduar përgjatë gjithë vitit 2017. Tregu i punës nuk ka nëj dinamizëm kaq të madh sa nga tremujori në tremujor të ndryshojë. Fakti që rritja ekonomike në vitin 2017 ishte pozitive dhe ka përshpejtuar rritjen do të thotë që te tregu i punës do të ketë nëj ecuri pozitive”, tha Ibrahimaj.. Me këtë nivel papunësie të regjistruar, zyrtarisht Shqipëria hyn ndër vendet me shkallë të ulët të të papunëve. Numri i tyre të regjistruar në zyrat e punës arrin në 174 mijë.

”Të papunë 15 vjec e lartë janë 174 mijë e 547 të regjistruar duke rezultuar ne nje norme papunësie 12.5%. Duhet theksuar se norma e papunësisë llogaritet si te papune mbi forcën e afte për punë. Nuk është nje tregues që llogaritet mbi popullsinë totale”. Por kreu i INSTAT e ka dhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë se papunësia është ulur për shkak të emigrimit të shqiptarëve. “Forca e afte për punë në total e popullsisë aktive, ehste rritur. Kjo do te thotë që emigracioni nuk e kla prekur tregun e punës dhe nuk ka krijuar këtë efekt negativ që mund te kishte krijuar ne tregun e punës”. Një ditë më parë INSTAT publikoi të dhënat për papunësinë, e cila arriti në një shifër rekord të pa shënuar më parë, në 12.5%. Por ecuria për tremujorin pas ardhës duket se do të jetë edhe më pozitive për shkak të punësimeve sezonale në turizëm.j.j