Inter ka bërë një ofertë 8 mln euro huazim me 15 mln euro të tjera në fund të sezonit për mbrojtësin e krahut të Atletico Madrid Sime Vrsaljko.

Zikaltrit janë gati të paguajnë rrogën aktuale të kroatit, dhe e vlerëson ish-lojtarin e Sassuolo-s rreth 23 milionë euro, por Atletico këron rreth 28-30 milionë euro.

Thuhet se dy klubet mund të bien dakord për një shifër 25 milionë euro, nëse spanjollët nuk e pranojnë ofertën e parë të Inter.

Raporti gjithashtu vijon duke thënë se Inter është duke monitoruar situatën e Alessandro Florenzi. Italiani 27-vjeçar aktualisht është në negociata për të rinovuar me Roma-n, por nëse nuk arrin marrëveshjen Inted do të ishte gati ta transferonte lojtarin.

Por aktualisht objektivi kryesor për krahun është Vrsaljko.