“Disa vite më parë shumë fëmijë shkonin në Itali të operoheshin, ndërsa tani pothuajse asnjë fëmijë nuk shkon më në Itali sepse i operojmë të gjithë këtu”, shprehet në një kronikë për Rai 3, doktor Altin Veshti, i diplomuar e specializuar me maksimumin e notave në Universitetin e Padovës, ndërsa sot është shef i kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza”.

“Në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë erdha për të takuar një tjetër ish-emigrant. Kjo është studioja e doktor Altin Veshti, i mbërritur në Itali 12 vjeç dhe i rritur nga murgeshat”, vijon kronika e Rai 3.

Doktor Veshti shprehet për Rai 3 se, të gjitha ato që ka mësuar në Universitetin e Padovës mundohet t’i përdor çdo ditë.

Gazetarja: Ju jepni mësim edhe në universitet?

Doktor Veshti: Unë jap mësim në Fakultetin e Mjekësisë në vitin e pestë , jap lëndën e kardiokirugjisë.

Gazetarja: Sa ka ecur përpara Shqipëria nga pikëpamja shkencore dhe e mjekësisë?

Doktor Veshti: Shqipëria sigurisht është përmirësuar. Shumë të rinj që kanë ardhur, kanë sjellë përmirësime jo vetëm në cilësinë e trajtimit të shumë sëmundjeve, por edhe në kërkimin shkencor.

Gazetarja: Këtu jemi në repartin e terapisë intensive ku doktor Veshti na shpjegon teknikat e përparuara që përdor tek pacientët e tij.

Doktor Veshti: Këtu kemi një fëmijë 11 muaj. Këtë ndërhyrje e kam mësuar në Padova ku e kemi bërë në një teknikë sa estetike aq dhe mini invazive, nuk e hapim jashtë, por bëjmë një prerje të vogël 2 cm , jashtë trupit , praktikisht është një teknikë e cilësisë së lartë. Kjo për të zvogëluar traumën dhe dhimbjet që vijnë pas operacionit.

Gazetarja: Këto janë gjëra që 10 -15 vite më parë nuk bëheshin në Shqipëri.

Doktor Veshti: Absolutisht që nuk bëheshin, jo vetëm 10 vjet më parë , por as 6 vite më parë nuk bëheshin.