Këtë vit duket se Shqipëria është kthyer në rrugë të re tranzitore për emigrantët nga Siria dhe Irani për të depërtuar në Bashkimin Europian. Ndërkohë ka nga ata emigrantë të cilët shohin vendin tonë ideal për të qëndruar. I tillë është kampioni i arteve marciale nga Irani Aliriza Hajaloo, I cili thotë për TemaTv se synon të bëhet kampion bote i arteve marciale nën flamurin kuq e zi.

Këta janë tre emigrantët sirianë të cilët janë kapur nga policia shqiptare së fundmi teksa vinin nga kampi i emigrantëve në Greqi për në Shqipëri dhe më pas drejt perëndimit

Muajn e fundit është ven re një shtim i rasteve të kapjes së emigrantëve të paligjshëm kryesisht nga lindja e mesme. Një vit më parë rruga e preferuar e tyre ishte Greqi, maqedoni serbi dhe drejt perëndimit, ndërsa këtë vit duket se rruga e tyre ka ndryshuar.

Ata hynë në Shqipëri, pastaj kalojnë në Malin e Zi dhe më pas në Kroaci. Fshati Verrnik dhe Terstenik në Devoll janë fshatrat e parë që përballen me emigrantët.

Këtë e konfirmojnë edhe banorët e fshatit të cilët tregojnë disa raste që kanë ndodhur pak javë më parë

Policia nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fenomen, por sipas burimeve, fluksi i emigrantëve nuk është ende në ato nivele sa të konsiderohet problematike. Po të njëjtat burime bjnë me dije se greqisë nuk i intereson që të lëshojë emigrantët sirianë pasi i ndërpriten fondet nga BE.

Ndërsa shumë prej emigrantëve që vijnë nga lindja e mesme e shikojnë Shqipërinë si një vend transit për të shkuar për në Itali, gjermani e francë, një gjë e till nuk ka ndodhur me azilkërkuesin Aliriza Hjaloo.

Ai është një kampion i arteve parciale dhe ka ardhur para pak muajsh në shqipëri por impresioni që i ka lënë shqipëria ka brë që ai të vendos të jetoj në shqipëri

Hera e pare që kam parë që një polic të sillet mirë është shqipëria. Jam përballur për herë të parë me një polic shqiptar në Kakavij kur kalova kufirin nga greqia për në shqipëri.

Kur i thash punonjësit të policisë së dua të marr azil në shqipëri ai më priti me shumë respekt dhe me tha se mos te merzitesha dhe ccdo gje do te shkonte ne rregull.

Polici shqiptar mori bukë nga shtepia e vete dhe me dha edhe mua dhe hengri bashk me mua ne nje tavolin. E dini ccdo te thotë kjo per mua. pasi po të isha ne greqi dhe ne iran policia do me godiste”, ka deklaruar azilkerkuesi nga Irani.

Aliriza Hajaloo aktualisht ndodhet në kampin e azilit në babrru. Ai thotë se në shqipëri ka gjetur njerëz të mirë të cilët po e ndihmojnë në stërvitjen e tij dhe nga aspekti human.

Edhe tani qe jam ne kamp jam shum i kenaqur i kam ata si familjen time. Kam filluar stervitjen në Tiranë dhe kam takuar disa njerëz shumë të mirë të cilët po më ndihmojnë mua si nga ana profesionale por edhe humane”, vazhdoi më tej Hajaloo.

Emigranti mjeshtër i arteve marciale ka edhe një dëshirë. Ai kërkon që të garojë në këtë sport me flamurin kuq e zi dhe se premton se do të ngrejë flamurin shqiptar në nivelet më të larta.

Tani kam një dëshirë. Dua që të më jepet mundësia që të garojë me flamurin shqiptar dhe jua garantoj me bindje se do të dal kampion dhe do të ngrijë flamurin shqiptar në nivelet më të larta”, tha Aliriza për mikrofonin e TemA Tv.

E ndërsa emigranti nga Irani pret përgjigje, në Shqipëri janë përhapur lajme se në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp për pritjen e emigrantëve nga lindja e mesme. Lajmi është përhapur nga mediat e huaja. Një aludim i tillë është hedhur poshtë nga departamenti i sigurisë në kryeministri.